5 ditë me stilin e Ingrid Xhajës

E hënë
Për fillimin e javës, një stil elegant dhe chic është gjithçka që i duhet Ingridit në ambientin e punës. Ndaj, këmisha xhins e kombinuar me fundin e zi, xhaketën prej materiali kamosh, dhe çantën e lëkurës, e plotësojnë më së miri look-un e saj. Ah, shalli i mëndafshit me ngjyrat e ngrohta të pranverës, i lidhur në jakën e këmishës, është një tjetër gjetje plot stil.

E martë
Xhinset janë kryefjala e tendencave për sezonin pranverë/verë këtë vit. Ndaj, zgjedhja e tyre, bashkë me këmishën lisho, krijojnë një look In të saj. Detaji që bën diferencën? Varësja me punim artizanal me nuanca të forta, që bien menjëherë në sy.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Në harmoni të plotë me ngjyrat, duket se ajo e sjell pranverën edhe më shpejt… E kuqja e ndezur e fundit, e kombinuar me një t-shirt me simbolin e micky mouse në të, e kthen stilin gati në një lojë të këndshme detajesh. Aksesorët si ora, syzet, e byzylyku janë të tjera elemente të dukshme në veshjen e saj.

E enjte
Ngjan si një look më i shpenguar, por me shumë stil, ky i ditës së enjte. Fustan i pambuktë, ngjyrë gri dhe me dizajn vizash në të. Elementi që i shton më shumë elegancë pamjes së saj, është gjerdani i madh me gurë të çmuar.

E premte
Fundjava në prag dhe një ditë perfekte për chill out, pas orarit zyrtar të punës. Xhinset super trendy ngjyrë ushtarake, janë kombinuar me një këmishë lisho, duke krijuar një kontrast të ndjeshëm në këtë look mjaft interesant.