AD Luxury Design: Vera në verandë

 Tarraca, veranda, oborre, kopshte, kuverta; përzgjedhja e AD Luxury Design për të shijuar stinën e verës jashtë në natyrë.

Nëse deri dje në hapsirën e jashtme të shtëpisë gjeje dy karrige dhe një tavolinë të thjeshtë, sot ofrohet një shumëllojshmëri produktesh të sjella në dizajne dhe stile të ndryshme duke krijuar kështu një ambient bashkëkohor por që njëkohësisht i reziston kohës.
Tashmë është përqafuar koncepti i sjelljes së stilit dhe komfortit të arredimit të brendshëm në atë të jashtëm dhe e kundërta. Realizimi i diçkaje të pastër dhe moderne që mund të krahasohet me bukurinë sublime të natyrës e shndërron ambientin e jashtëm të shtëpisë në një vend relaksi ku mund të arratisesh nga e përditshmja, në vend që të pritet për pushime.
Arredimi i outdoor mund të përfshijë kopshte, zona ngrënie, pishina, zona ndenjeje ku produktet e zgjedhura karakterizohen nga kreativiteti, inovacioni, cilësia, stili dhe eleganca në dizajn; gjithmonë të përshtatura më natyrën përreth. Tavolinat, karriget, shezlonet në një hapësire ku është shfrytëzuar dhe pishina; vijnë në prerje dhe struktura të ndryshme që përveç se tërheqin syrin ofrojnë dhe komoditet. Tendat janë një tjetër aksesor që nuk mund t’i mungojnë ambientit të jashtëm. Të realizuara në dru apo metal, në forme grile, me tjegulla kanadeze apo dhe në material cope; sjellin gjithmonë një sens stili, strehimi dhe komforti.
Krijimi i një outdoor-i elegant, unik por në harmoni me pejsazhin përreth krijon një atmosferë të këndshme si për mbledhje të zakonshme me familjen ashtu si dhe për raste formale.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code