Alban Skënderaj ambasador i “Tungjatjeta…Jetë” një projekt i World Vision Shqipëri & Kosovë

Në prag të këtyre festave ku dëshira për të ndarë me ata që kanë më shumë nevojë diçka nga vetja është shumë e madhe, kantautori i mirënjohur Alban Skendëraj fton të gjithë shqiptarët të kontribojnë duke dhënë pak për të ndryshuar shumë në jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ai është tashmë ambasdaor i 33 mijë të vegjëlve me nevoja të veçanta në World Vision Shqipëri & Kosovë.