Art në Tiranë

Për të promovuar përfshirjen e grave në industrinë e metalit, ato që janë të angazhuara profesionalisht, por pse jo edhe për pasion duke realizuar objekte të ndryshme prej metali, mund t’i bashkohen këtij eventi të drejtuar nga Gledis Kaldaja(inxhiniere strukturiste), Claudia Vollmer(trajnere saldimi për femra në Gjermani), e disa femra të tjera si Enkeleda Sotja, Viktore Dashi, etj. Pikërisht kjo nismë e veçantë, prezantohet si gjetje artistike në muajin Mars, kur festa e gruas, 8 Marsi është një detaj më shumë.