Tashmë që pranvera erdhi dhe dëshira për të udhëtuar bëhet e madhe, rrugëtimi ynë i radhës shkon në një qytet mesjetar në zonën flamene të belgjikës. Një qytet shumë interesant i cili i ka dhuruar evropës një histori të gjatë dhe plot të panjohura. Po flasim pikërisht për bruges që në gjuhën tonë shqiptohet (bruzh), konisderohet si një ndër qytet më të vjetër të evropës veriore dhe është një vend që duhet vizituar patjeter nëse ju bie rruga apo më mira akoma nëse i dedikoni disa ditë pushimi. Pikërisht për këto të fundit vjen për ju ky artikull që mundohet t’ju bëjë një përshkrim të këndshëm rreth asaj që do të gjeni në Bruges.