“Bukuritë e Fshehura”, një ekspozitë nga Geoffrey Parker

Që prej udhëtimi të tij të parë në afrikë në vitin 2005, Geoffrey Parker zbuloi pasionin e tij të madh fotografinë. Gjithçka nisi me një aparat Kodak me lente dopio që tashmë është kthyer në një Canon super profesional. Fokusi tij parësor është fotografia e udhëtimit, ajo që të prezanton vende, kultura, njerëz, familje, kolore dhe muzikën e një vendi. Geoffrey ëshët një udhëtar në kërkim të eksperiencave të reja. Për këtë pasion të tijin ndihmon shumë edhe puna që bën, ai është një Oficer i Marrëdhënieve me Jashtë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Aktualisht jeton në Tiranë sepse ofron shërbimin e tij si diplomat në Ambasadën Amerikane të akredituar në Shqipëri.

Zbuloni fotografinë dhe artin e diplomatit artist në faqet e Elegance.