Bukuritë natyrore të Amalfit

Çfarë të vizitoni: Bukuria natyrore e bregut të Amalfit është një legjendë! Shkëmbinjtë e mëdhenj me pamje nga deti i Tyrrjanit, ku valët e nxehta arrijnë drejt horizontit blu dhe një qielli të pafund e bëjnë kaq të veçantë këtë destinacion. Ky është një peizazh i shkëmbinjve të fuqishëm dhe grotesave të fshehta, maleve të mbuluara me re dhe parmakëve të dukshëm të ballkoneve,  një vend me një madhështi kaq të jashtëzakonshme që ka frymëzuar shkrimtarë, artistë dhe muzikantë, nga Giovanni Boccaccio tek Gore Vidal, Richard Wagner apo André Gide, shekuj më parë, por edhe kohët e fundit. Gëzojuni shëtitjeve të gjata në pyjet me pisha dhe plot bimësi, pasi cilësohen si një tjetër vlerë e shtuar në historinë e këtij rajoni italian. Kjo krahinë është sot një tërheqje e madhe turistike për turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët synojnë të kalojnë pushime të paharrueshme.