Burgers, Pizza dhe Brusketa në gastropub Last Supper

Gjatë këtij muaj kemi kërkuar për vendet më pikante tek të cilat mund të gjenim një ambient interesant dhe një kuzhinë të shijshme. Meqënëse jemi ende në ditët e fundit të dimrit, menduam t’i lejonim vetes disa pjata të shijshme të bëra me dashuri dhe bazë brumi, por sigurisht plot ngjyra. Jemi takuar me shef Rigers Dorzi, i cili na ka prezantuar tre pjata shumë të shijshme me bazë brumi. Jemi në “Last Supper” një gastropub me një emër emblematik që lindi nga dëshira për të krijuar një vend tipik, ku njerëzit përjetojnë kënaqësinë e të mbledhurit së bashku. Një tavolinë mes miqsh, ku përtej argëtimit e bisedave, do shijosh ushqim fantastik dhe pije të mira!

Brusketa me salmon të tymosur
Përbërsit
• Salcë Guacamole
• Salmon i tymosur
• Speca
• Kungull
• Domate pomodorini
• Bukë integrale
• Lëkurë limoni

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja
Për salcën e Guacamole: Qëro¬jmë dhe grijmë shumë imët një qepë të bardhë, qërojmë një avokado të një madhësie të mesme dhe grijmë hollë pjesën e brendshme, marrim një tufë majdanoz të larë mirë dhe e gri¬jmë po ashtu hollë, e marinojmë me kripë dhe piper pak pikant të bardhë. Të gjithë përbërësit i për¬ziejmë mirë së bashku. Në rast se keni dëshirë të përfitoni një salcë kremoze mund t’i kaloni të gjithë përbërësit e salcës në një mixer.
Për brusketën: Pasi kemi thekur fetat e bukës integrale, i lyejmë ato me salcën e guacamole-s, shtojmë specat, kungullin, do¬matet pomodorini-t dhe në fund salmonin e tymosur të prerë hol¬lë. Për t’i dhënë një shije më të veçantë i shtojmë pak lëkurë li¬moni të verdhë.

Për më shumë shfletoni Elegance.