Çelësat e Alfred Mirashit

Diçka dominuese që bie menjëherë në sy, në çdo krijim artistik tijin, si në zhanrin e pikturës, ashtu edhe në skulpturë apo instalacione. Përmes çelësit si motiv kryesor në punimet e Alfred Mirashit, ai mundet të lëvrojë një mesazh të qenësishëm që përcillet në një larmi ngjyrat, motivesh dhe detajesh që i japin identitet stilit të tij të punës si artist. Elementët nostalgjik, adhurimi, për nga mënyra si janë konceptuar nga autori, vijnë të formësuara në çelësa të të gjitha formave dhe ngjyrave, nga ato të drejtë, tek format e shtrembëruara, nga ngjyra portokalli, tek ajo e bronztë. Gjithçka mirfilli sipas mesazhit që synon të përcjell vet piktori. Për Alfredin duket se kthimi në kohë, hulumtimi dhe vlerësimi me elemente tipik nostalgjik dhe referues, i risjell në një kontekst të ri këto pikëtakime me të kaluarën, historinë e vendit dhe shoqërisë shqiptare si një prej tipareve të dukshme të estetikës postmoderne. Për të si artist, metamorfoza e jetës, situatat e përditshmërisë  bashkë me problematikat e ndryshme latohen  në tablo dhe skulptura kuptimplota, tek të cilat mund të ndalesh gjatë për të kundruar “tharmin” e përbotshëm jetësor.

Nostalgjia, një ndjesi që shumica e njerëzve e mendojnë si diçka të shkuar, për ju është një frymëzim, pikë referimi për pikturën e radhës. Si arrini t’i zgjidhni motivet e krijimeve artistike mes morisë së shumë ngjarjeve o kujtimeve ndër vite?
Ndoshta vitet e fëmijërisë rritur në Milot në një ambient të varfër, por me një harmoni dhe ndjeshmëri të pashembullt me qytetarët janë vitet që unë kujtoj më shumë në jetën time, sepse ishte dhe qyteti ku unë shikoj dhe si harroj kurrë. Se aty mblidheshin nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe më kujtoheshin sa bukur kalonin nëpër qytet malësorët me ato rrobat e tyre të bukura, mirditorët me një harmoni në ngjyrat e veshjeve të bukura se sa bukur dhe thjeshtë ishin qëndisur. Edhe sot motivet në veprat e mia janë pothuajse udhëtimet e mia ku zbuloj më shumë kuriozitet  çdo kulturë të re, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit të karrierës time,  udhëtimet e mia në Kinë, ku atje kanë një kulturë të pafund janë eksperienca profesionale që nuk harrohen.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur pikturon personazhe reale, sa reflektojnë ata edhe karakterin e tyre?
Në mënyrën e kërkimit nga ana ime është ajo e zbulimit, ku bota e sotme duhet të kërkojë të njohë më shumë kulturën tonë, sidomos të kaluarën tonë sepse pothuajse studiohet pak.  Mendoj se mënyra e jetës në Evropë është shumë impenjiative, saqë qytetarët rriten me një lloj arrogance dhe indifference, aq sa i mungojnë ekspozitave apo muzeve të ndryshëm, duke shmangur kështu  edhe njohjen em realitetin kulturor ku jemi rritur dhe jetojmë.

Cila ka qenë ekspozita juaj e parë personale dhe çfarë ndjesie morët?
E para ekspozitë e imja ka qenë “Le Veneri Di Milot” në Muzeun Maschio Angioino në Napoli në vitin 2003.  Kjo ka qenë e para sipërmarrje artistike personale në një muze prestigjioz, një moment i paharruar në karrierën time profesionale, sepse aty më parë kisha parë nga afër ekspozita të artistëve të mëdhenj si Andy Warhol, Basquiat, dhe në momentin që emri im u bë pjesë e këtij muzeu, më ngjau si fillimi i mbarë i karrirës sime si artist.