“Cosmonauts” videoklipi i parë i Stenaldo Mëhillit

Pasionin për muzikën e ka zhvilluar shumë kohë më parë, por i famshëm për publikun do të bëhej përmes spektaklit “The Voice of Albania”. Ai u bë pjesë e ekipit të Alma Bektashit dhe kështu nisi rrugëtimin e tij artistik. Po flasim për Stenaldo Mëhillin, djalin plot energji dhe dëshirë për muzikën që së fundmi ka sjellë për publikun videoklipin e tij të parë “Cosmonauts”, një këngë shumë e ndjerë me një tekst mbresëlënës që të ofron një udhëtim në kozmosin e madh të dashurisë.
Ky projekt u promovua pikërisht në “The Voice”, skenë ku ai pati kontaktin e parë me publikun.
“Cosmonauts”, është një këngë me tekst të Ashley Hicklin
dhe muzikë të Joseph Hammill, ndërsa produksioni filmik vjen me regji të Kushtrim Unikut.