Edmond Gjikopulli: “Muzeu i idhujve”

E shkuara dhe e tashmja janë bashkë në shoqërinë shqiptare. Shohim kudo një rendje drejt konsumit, suksesit të shpejtë, një rendje e cila doradorës e ka shndërruar sistemin e vlerave, por që megjithatë nuk ka arritur ende të prekë deri në fund thelbin e asaj çka është origjinale. Me këtë lajtmotiv artistik, piktori i  njohur Edmond Gjikopulli prezantohet para publikut artdashës me dy ekspozita paralele, në të cilat identiteti i  tij profesional përshfaqet më së miri…

Element nostalgjikë dhe adhurimi, për nga mënyra si janë konceptuar ato nga vet autori! Artisti Edmond Gjikopulli, peneli i të cilit ngjiz krijime artistike që ngjajnë herë si foto dhe herë si piktura të mirëfillta, e bën këtë ndërveprim teknikash, terrenin e sigurt me të cilin ai punon.  Dy ekspozita paralele “Kthim në muzeun e idhujve” dhe “Juxtaposition” janë në kuptimin artistik dëshmi e përvojës dhe vlerave të brezave të shkuar, njësoj si një burim i pashtershëm, i cili bëhet bazë për të, për krijime të reja. Për Edmondin, kthimi në kohë, hulumtimi dhe vlerësimi me elemente tipik nostalgjik dhe referues, i risjell në një kontekst të ri këto pikëtakime me të kaluarën, historinë e vendit dhe shoqërisë shqiptare si një prej tipareve të dukshme të estetikës postmoderne.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code