Mercedes-Benz e kupton nevojën tuaj për progres dhe sukses, ndaj nuk rresht së prezantuari modele tejet të përmirësuara, përtej imagjinatës sonë, duke u kthyer në opsionin e vetëm. Nëse nuk ke një makinë Mercedes-Benz, nuk e ke provuar kurrë ndjesinë e një automjeti të vertetë, i cili kupton dëshirat dhe kapriçot tuaja.

C-Class, përmirësimi nuk njeh kufij
2 modele një pafundësi zgjedhjesh!
Rezultati i vazhdueshëm i Mercedes-Benz ka dhënë frytet janë mëse të dukshme në modelin e ri të C-Class. Interior i mahnitshëm, luksoz dhe njëkohësisht sportiv, ju bën të ndjeni ekstravagancën dhe shpejtësinë që vetëm makina e ëndrrave mund t’ua ofrojë. Pamje e mrekullueshme, hapësira e bollshme, ekranët e mëdhenj, paneli digjital dhe sistemi multimedial i gjeneratës së re janë vetëm disa nga opsionet që e bëjnë modelin C-Class të preferuarin tuaj. Propozimet e Mercedes-Benz vijojnë me C-Class C 200 d dhe nuk mund të mungojë modeli i përmirësuar AMG Look. Dy modelet janë sinonimi i luksit, finesës dhe shpejtësisë, për të ofruar më të mirën dhe për ta bërë udhëtimin tuaj një ëndërr. Gjithashtu, automjeti është i pajisur me motorë të rinj ultra modrenë, të cilët jo vetëm ju ftojnë të shijoni shpejtësinë dhe siguri, por edhe reduktojnë konsumin e karburantit me 20%. Super ekonomik, super ekologjik, mega model!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

A-Class, një mik unik
Hej Mercedes, përshëndet të ardhmen!
Çfarë e bën unik A-Class? Fakti që është një “kameleon” i vërtetë, njëkohësisht miku juaj më i mirë, në çdo udhëtim, një mik i cili ju njeh shumë mirë dhe e di se çfarë dëshironi.
Sistemi i ri Linguatronic ju dëgjon, ju kupton pa qenë e nevojshme të mësoni komandat dhe aplikon menjëherë gjithçka që i kërkohet. Sistemi ju lexon ose dërgon mesazhet kur jeni duke drejtuar mjetin, në mënyrë që udhëtimi juaj të jetë i sigurtë dhe të përjetoni 100% eksperiencën që vetëm modeli i ri A-Class ju ofron. Për më tepër, kontrollon motin në destinacionin që dëshironi, ndryshon kanalin e radios dhe një mori komandash të tjera që do t’ju bëjnë ta adhuroni modelin e ri. Mjafton një përshëndetje “Hej Mercedes!” dhe menjëherë sistemi është gati për t’ju dhuruar një super udhëtim! I pajisur me sistem wireless, pa çelës dhe tejet i thjeshtë në përdorim, çdo pajisje elektronike do të lidhet gjithashtu me makinën tuaj, sepse mikun e ngushtë e prezantoni me të gjithë shoqërinë. Siguria dhe asistenca e plotë është një prej pikave më të forta të A-Class. Gjithashtu, ju mund t’i besoni instikteve të makinës siç i besoni instikteve tuaja, madje edhe në maksimumin e shpejtësisë. A-Class ruan distancën edhe në shpejtësi deri në 200km/h falë sistemit “Active Distance Assist Distronic” dhe lëviz automatikisht, gjithmonë duke ruajtur distancën e sigurisë. Në rastet urgjente vihet në punë sistemi automatik i frenimit “Active Brake Assist”, i cili frenon automatikisht kur ndjen rrezikun. Me këto sisteme dhe nën logon e gjigandit Mercedes-Benz jeni në duar të sigurta!

Mercedes-Benz C-Class 200 d Standard
Motori: 4 cilindër në linjë
Transmisioni: Automatik
Fuqia: 160 hp
Cilindrata: 1597 cc
Tipi karburantit: Naftë
Konsumi i kombinuar: 4.2 lt/100 km
Ngjyra: E bardhë polare
Tapiceria: Lëkurë artico e zezë
Km e përshkruara: 0
Viti i prodhimit: 2019
Garancia: 5 vite
Çmimi: 40.000 Euro

Mercedes-Benz C-Class 200 d AMG Look
Motori: 4 cilindër në linjë
Transmisioni: Automatik
Fuqia: 160 hp
Cilindrata: 1597 cc
Tipi karburantit: Naftë
Konsumi i kombinuar: 4.2 lt/100 km
Ngjyra: E zezë
Tapiceria: Lëkurë artico kafe
Tavani: Panoramik
Km e përshkruara: 0
Viti i prodhimit: 2019
Garancia: 5 vite
Çmimi: 45. 000 Euro

Mercedes-Benz A-Class 180 d
Motori: 4 cilindër në linjë
Transmisioni: Automatik
Fuqia: 116 hp
Cilindrata: 1461 cc
Tipi karburantit: Naftë
Konsumi i kombinuar: 4.4 – 4.1 l/100 km
Ngjyra: E bardhë polare/E kuqe jupiteri/
E zezë metalike/Blu matalike
Tapiceria: Lëkurë dinamica/artico e zezë
Tavani: Panoramik
Km e përshkruara: 0
Viti i prodhimit: 2019
Garancia: 5 vite
+ 2.000 litra karburant dhuratë

Oferta:
Auto Star Albania sjell ofertat fantastike! Financimi deri në 90% të vlerës, me mundësi shlyerje për 6 vite dhe normë interesi konkurruese. Paguani fillimisht 10% të vlerës së modeleve (C-Class 200 d Standard, C-Class 200 d AMG Look, A- Class 180 d) dhe përfitoni 5 vite garanci!

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!