Ekzistenca artistike e Armando Xhomos

Një përspektivë grishëse, e artistit që  është një emër ndërkombëtar në zhanrin e arteve pamore, e skenografisë. Simbolika të veçanta që zbrasen në kanavacë, emocione të ndërkallura portretesh e natyra të qeta dhe një gamë e gjerë krijimesh që të mbushin shpirtërisht…Momente të refleksionit bashkëjetojnë me momentet e realizimit të ideve, fryt i të cilave janë një seri ekspozitash personale, dhe ato në grup, të cilat artisti që prej 26 vitesh jeton në Itali i ka bërë publike botërisht, për të vjelë prej artin magjinë dhe emocionet që ai nxit tek vet protagonisti, por edhe tek vizitorët e rastit dhe artdashësit e shumtë. Një pjesë e mirë e punimevve të tij kanë një bosht qendror, i cili gjendet midis një pjese të avangardës të 900-ës, dhe një mënyrë të vepruari personale; e cila kërkon teatralitetin e vënies në skenën e artit bashkëkohor si enigmë vizionare. Sigurisht, reminishencë o gjurmët e një shoqërie që e rrethojnë ndikojnë, dhe kjo pasqyrohet në teknikë dhe ngjyrë. Ngjyra me violencë mentale, të panatyrshme, gati fauviste të imagjinuara sipas vet artistit. Zhanri artistik ku Armando Xhomo lëvron është pjesë organike e esencës dhe eksiztencës individuale të tij, dhe mbi të gjitha ai e sheh si një dritare nga ku mund të shohësh botën përmes penelatash, motivesh, etj.