Era Muça: Pusho duke punuar

Në fillimet e saj të punës, kishte vështirësitë e zakonshme të çdo njeriu që nis një “aventurë” të re! E për më tepër që vet puna e saj duket si një aventurë më vete, e shumë larg një pune të zakonshme, këto “frikëra” e pasiguri duken të përligjura. Era Muça tashmë në CV-në e punëve të saj, ka edhe atë të të punuarit në një kroçerë. “Nuk është e zakonshme të bësh një punë me të cilën mund të rrish ditë të tëra pa u kthyer në shtëpi. Por, kam pasur pikë reference koleget e mia të huaja në punë, madje kisha mbështetjen dhe ndihmën e tyre në çdo moment dhe si rrjedhojë ditë pas dite ndihesha e familjarizuar me këtë profesion. Nëse je natyrë që nuk e pëlqen rutinën, të zgjedhurit e një pune të tillë në det është gjithçka ju duhet”, pohon ajo. E ndjej veten me fat, për sa kohë që ka fituar mundësinë e një pune të tillë, ku jo gjithkush mund të bëhet pjesë.