Evropa e Romancës

Tetori, ky muaj shumë romantik që sjell me vete vjeshtën, melankolinë dhe pasionin, është një mundësi shumë e mirë për t’u shkëputur sado pak nga rutina e punëve dhe të zgjidhni t’i dhuroni njeriut tuaj të dashur një udhëtim të shkurtër, por plot surpriza dhe romanticitet. Ne kemi përzgjedhur një klasifikim të realizuar nga Revista “Condé Nast Traveller”, e cila çdo vit fton lexuesit e saj të votojnë qytetet më romantike në botë. Kësaj here duket se Evropa i ka pushtuar zemrat e të gjithëve, sepse të 10 qytetet e përzgjedhura gjenden në kontinentin e vjetër. Secili qytet sigurisht që meriton më shumë se një foto dhe një paragraf përshkrues, megjithatë përmes këtij artikulli do përpiqemi t’ju përcjellim pak nga shija e 10 qyteteve magjike të Evropës.

Nëse nuk i keni vizituar ende, ky është momenti për t’i futur në listën tuaj të udhëtimeve.

Për më shumë shfletoni Elegance.