82 gra të industrisë së filmit, parakaluan në shenjë proteste në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Cannes. Kjo protestë denoncon mungesën e barazisë gjinore në kinema.
Po përse 82? Sepse në 71 festivale të mbajtur që prej vitit 1946, vetëm 82 filma të drejtuar nga gratë regjisore janë përfshirë në konkurim për çmimin e madh. Gjithçka vjen e krahasuar me numrin e jashtëzakoshëm të regjisorëve burra, totali i të cilëve prek shifrën 1645. Situata përkeqësohet edhe më shumë kur fjala vjen tek çmimet.
“Palmën e Artë” e ka fituar vetëm një grua, Jane Campion me filmin “The Piano”.
Sigurisht që parada në tapetin e kuq është komentuar edhe për veshjet e zonjave të ekranit të madh.
Shfletoni veshjet që tërhoqën më shumë vëmendje në këtë event të pabesueshëm.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!