Geverina Muzhaqi: “Ja vendimet e mia largpamëse”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Pas një periudhe njëmbëdhjetvjeçare të kaluar në Romë, ku u diplomova dhe punova tre vjet si mësuese, aktualisht jap mësim në universitetin e Elbasanit, përkthej nga italishtja tekste letrare dhe shkruaj poezi, prozë, tregime e, së fundmi, edhe një libër për fëmijë.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Zakonisht mendohem mirë përpara se të vendos për diçka, që të mos e kthej kokën pas e të pendohem për zgjedhjet që bëj. Ndaj mund të them se vendimet e mia kanë natyrë afatgjate dhe largpamëse. Personalisht, vendimi më i mirë ishte t’i bashkohesha partnerit kur ai jetonte jashtë vendit, ndërsa profesionalisht, që ndoqa pasionin tim më të madh: të shkruaj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Gjatë kohës kur kam në krah familjarët e mi. Për mua familja gëzon prioritetin maksimal.

Kur e ndjeni veten më të trishtuar?
Më trishton shumë injoranca e shprehur haptas dhe hipokrizia. Më trishtojnë njerëzit që ankohen pa lëvizur as gishtin më të vogël për ta përmirësuar jetën e tyre. Në fund të fundit, jemi ata që kemi vendosur të jemi në jetë.