Mjeshtrat e dritës

Filozofia e Henning Larsen Architects tenton të ndryshojë botën…Një përqasje ndryshe, me rrënjë të forta skandinave, e një kompanie ndërkombëtare që synon të projektojë godina “të gjalla”, të qëndrueshme dhe që arrijnë t’i rezistojnë nivelit të kulturës dhe shoqërisë kudo ku ato realizohen.

Në kompaninë e tyre, shpirti i skuadrës përvijohet mbi çdo projekt të ri arkitekturor, ose sukses të radhës, çka i rendit ata në një prej studiove arkitekturore ndër më prestigjiozet në botë. Qasja e tyre ndaj arkitekturës moderne dhe post-moderne në dizenjimin e muzeve të artit, qendrave globale të biznesit dhe argëtimit krijon aureolën e përsosur të imazhit tipik të atyre që sot konsiderohen si “pionierë” të një revolucioni absolut në përputhje me interesat ekologjike, dhe njëherësh edhe ato sociale. Henning Larsen e themeloi studion e tij arkitekturore në vitin 1959, dhe në vazhdën e historikut të projekteve të ndryshme ndër vite, sot kjo është një nga kompanitë që numëron projekte grishëse në thuajse gjithë kontinentet e botës. Edhe pse, rrënjët e forta skandinave, janë pjesë e origjinës daneze së vet themeluesit Larsen, por edhe terrenit ku u “ngjiz” që në krye të herës kjo studio.  Edhe si një formë sfide, për të ndryshuar mjedisin fizik nga masterplanet, hapësirat urbane dhe ndërtesat me dizajn të brendshëm, komponentët e tjerë të projekteve strategjike të Henning Larsen Architects, vijnë me objektivin e përgjithshëm për ide të forta, vizionare dhe të përshtatura tërësisht në kontekstin specifik të secilës godinë, të realizuar tanimë, por edhe ato në zhvillim e sipër. Të karakterizuar gjithnjë nga kureshtja dhe vizioni, shumica e projekteve të tyre janë bazuar në konkurse ndërkombëtare. Një nga garat e fituara nga Henning Larsen Architects ishte ajo e vitit 1961, e Universitetit të Stokholmit. Shumë studentë dhe të rinj arkitektë kanë gjetur rrugën e tyre të profesionalizmit dhe afirmimit tek studio e Henning Larsen. Ata kanë marrë pjesë në formimin e një mjedisi krijues, dinamik, ku idetë dhe njohuritë e reja gjithmonë luajnë rol qendror. Gjatë viteve, ata kanë hartuar një numër të madh projektesh të rëndësishme në të gjithë botën, duke përfshirë edhe disa institucione arsimore, nga shkollat fillore, ato universitete, ndërtesat kulturore, muzetë, biblioteka të mëdha, salla të koncerteve, etj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Viborg Town Hall, Danimarkë

E projektuar si një skulpturë e bardhë, lundruese, mbi një bazë të errët, ndërtesa hapet në një park të gjelbër. Kulmi i kësaj godine ndërvepron me peizazhin dhe sheshin që shtrihet përpara saj. Janë gati gjashtë kate që ngrihen nga dyshemeja në tavan, ku elementët skulpturor bashkues në hapësirën e brendshme janë shkallët në ngjyrë të bardhë.