Linguazhi estetik dhe procesi kreativ përmes të cilit ëndrrat e Pierpaolo Piccioli bëhen realitet, ka qenë një risi e botës së modës në këto 8 vitet e fundit. Së bashku me partneren e tij Maria Grazia Chiuri, ata u konsideruan si revolucion kur sollën krijimin e parë për markën e famshme Valentino. Për të mos u shkëputur për asnjë moment nga ADN-ja e së kuqes së bujshme, por me një stil shumë modernist që i solli rreth 1 miliardë $ fitime në vitin 2015, në fund të korrikut 2016 Chiuri do të largohej për tek Dior, duke e lënë drejtimin artistik të gjithin në duart e drejtorit kreativ.

Këndvështrimi mbi krijimtarinë
Krijimet e vitit 2015 u karakterizuan nga një tis misticizmi dhe u frymëzuan nga veprat klasike angleze. Gjithçka dukej sikur kishte dalë nga një përrallë, i pyetur për Vogue në lidhje me këtë koleksion, Piccioli tha: Kur unë filloj të mendoj për një koleksion, nuk nisem nga idea e veshjeve, nisem nga koncepti i së bukurës, i ëndrrës dhe asaj ç’ka unë dua të shpreh tek publiku. Unë nuk dua t’ju jap njerëzve një kartolinë nga Valentino, dua të sjell prespektivën time personale në një ambient që publiku tashmë e njeh mirë. Për mua, e bukura është shumë pranë idesë së individualizmit, është pikërisht kjo vlerë së cilës unë i jap estetikë duke u diferencuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Për më shumë shfletoni revistën Elegance.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!