Ilirian Shima nga tabutë, tek erosi

Mjeshtër i punimeve të skulpturës, në thuajse të gjitha lëndët e para…Nga mermeri, tek druri apo metali, magjia dhe arti që shpaloset në format artistike të lakuara, bëjnë që të gjenerohen gjithfarësoj emocionesh. Sepse veprat e tij artistike, kanë një element dallues ndër pak të tjerë: duken si të “gjalla”! Janë forma të drejtpërdrejta që komunikojnë me publikun dhe artdashësit kryesisht. Skulpturat e Ilirian Shimës vijnë dimensione modeste, por janë të realizuara në teknika tradicionale si derdhja apo gdhendja. Adhurues i formës, siluetës dhe njeriut, ai di se si t’i përcjell mjeshtërisht të tri këto komponentë përmes artit që lëvron në ekspozita të njëpasnjëshme të çelura si në Tiranë, Athinë, e gjetkë. Në rrugëtimin e tij artistik ndër vite, ai rrëfen se janë kujtimet, problemet, ngacmimet e përditshme ato që futen në laboratorin magjik dhe në labirintet e shpirtit për të dal në produktin final.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code