Më 31 tetor, Kalaja e Tiranës çeli dyert për një ekspozitë shumë të veçantë. “Kurorë Guri” nga Markel Capo është ekspozita e cila bashkon legjendën dhe adhurimin ndaj gruas shqiptare. Në themel të punimeve fantastike të Markelit qëndron gruaja shqiptare, e pathyeshme, e fortë si guri dhe e papërkulshme ndaj çdo disfate. Markeli na transmeton mesazhin e një gruaje që dashuron, mbron, lufton dhe kurrë nuk stepet. Ajo thyen edhe gurin, i jep formë dhe e bën kurorë.
Artisti ka zgjedhur të bëjë një “lojë” shumë të bukur me simbolet e kalave të gurta të Shqipërisë dhe grave të cilat i bashkohen legjendave të tyre.