Marigona Nila

Ajo ka lindur në 6 dhjetor të vitit 1991! Është vetëm 25 vjeçe, por falë aktivitetit të saj si fashion blogger, e së fundmi edhe në televizion si prezantuese në kanalin “In Tv” me rubrikën e saj Lifestyle, Marigona Nila është një nga ikonat e stilit në kryeqytet. Me profesion është arkitekte, por pasioni më i madh për të është moda, çka duket se e ka kthyer edhe në një profesion, duke ofruar çdo javë këshilla për trendet e reja, fashion, ide të zgjuara për shopping, etj. 

Parfumi i preferuar
Jam adhuruese e madhe e femrave franceze. Kam lexuar që nëse femra se gjen parfumin e vet deri në moshën 30 vjeçare, atëherë nuk e ka gjetur shpirtin e saj. Unë kam kohë që përdor një parfum që vjen si interpretim ideal i aromës së lules se irisit. Gati e dashuroj atë.  Preferoj “Acqua di Parma”, Iris Nobile, 120 euro.