Mbreti i Natës – Dren Abaz

Debutimin e tij artistik e ka bërë në një moshë fare të re, duke performuar si kitarist me grupe të muzikës rock lokale, duke u veçuar përmes sharmit artistik dhe stilit të pagabueshëm. Dreni do të ishte një sensacion jo vetëm për moshën e re në të cilën filloi të performonte, por edhe për përzgjedhjen muzikore e njëkohësisht më vonë për atë që do ta diferenconte nga të tjerët, formimin e një grup-bande muzikore që do ta çonte famën dhe muzikën e tij jashtë kufijve të Kosovës. Pikërisht 10- të vite më parë ai do të themelonte së bashku me miq muzikantë Zig-Zag Orchestra. Viti 2008 ishte një sukses i jashtëzakonshëm për djalin nga Prishtina, që shumë shpejt do të bëhej një portret i njohur edhe për publikun shqiptar.

Në rolin e një kantautori që kompozon me shumë pasion këngë të vetat, por propozon edhe pjesë të vjetra të repertorit të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Pikërisht në vitin 2011 ai do të vinte për publikun me një klip, në të cilin e pamë të inerpretonte me një prej zërave më të mirë tanët, Anjeza Shahinin, me një këngë të realizuar nga Abazi, që mban titullin “Ti dhe Unë”, këngë që shumë shpejt u bë hit në shqipëri. Viti 2014 do të shënonte një tjetër sukses për Drenin dhe Zig-Zag, kënga “Natën”, do të përfshihej në listën e këngëve që do të përdoreshin në filmin “Let’s be Cops”, një film ku luan Andy Garcia dhe Nina Dobrey.Natën” ishte pjesë e albumit me titull “Afterparty”, i publikuar në vitin 2012, vit kur u vlerësua me çmimin kult, si albumi më i mirë i vitit. Gjatë fundit të vitit 2017 Dreni propozoi për publikun tiranas një koncert, i cili solli ritmin e tij gjatë dy netëve, mbante titullin “Mes Yjesh” dhe celebronte 10-vjetorin e krijimit të bandit të tij Zig–Zag Orchestra. Siç edhe Dreni na rrëfen, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që solli këtë album dhe këtë përvjetor të rëndësishëm, si një festë e madhe për t’u ndarë me dashamirësit e muzikës së tij. Dren Abazi vjen në këtë intervistë në mesin e një turi promovues të albumit të fundit. Ai rrëfen raportin me muzikën, publikun, skenën, të bukurën dhe jetën private.

Për më shumë shfletoni Elegance.