Me shije diplomatike

Disa receta të shijshme, të realizuara nga mjeshtrat e kulinarisë, Alfio Rrotani dhe Indrit Çela, vijnë për amvisat, e apasionuara pas gatimit dhe shijes speciale. Dy shefat e kuzhinës së Hotel Diplomat, krahas katër recetave që propozojnë, sjellin disa detaje interesante nga historia e tyre e suksesit. Mësojini ato bashkë me shijen diplomatike që servirin në pjatat e përgatitura plot fantazi!

FILETO SALMONI ME KREM BIZELE
Përbërja: 200 gr Fileto Salmoni, 100 gr bizele, pak sallata të ndryshme, borzilok, trumzë, 2 midhje, 1 karkalec, 1 kallamar të prerë në feta.
Procesi: Ziejmë bizelet për 15 min. I kalojmë në mikser me ujin e tyre që të bëhet kremoze. Salmonin dhe frutat e detit i kalojmë në tigan (5 min) me pak vaj ulliri dhe erëza të mbuluara me kapak. Më pas e kalojmë në furrë për 6 min me 200 gradë.

Kompozimi i pjatës; kremi i bizeles, shtrohet poshtë në pjatë dhe sipër vendosim salmonin me frutat e detit