Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar.
Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin mësimet përkatëse përmes kanalit të ri të televizionit publik, RTSh Shkollë. Telekom i bashkohet kësaj inisiative, duke ju dhënë mundësinë që ta aksesoni këtë kanal përmes internetit, pa shpenzuar asnjë MB nga paketa juaj aktive.

Përmes aplikacionit RTSh TANI ju mund të shihni të gjitha kanalet e RTSh online dhe nëse jeni abonent i Telekom, interneti që do të përdoret për këtë qëllim, nuk ju llogaritet si shpenzim.

Me Telekom, ju mund të shtoni edhe një pajisje më tepër përveç televizorit për të aksesuar këtë kanal, që fëmijët tuaj t’i ndjejnë sa më pak pasojat e këtij izolimi.

Kanali RTSH shkollë, i dedikohet fëmijëve e adoleshentëve, si dhe gjithë atyre që janë në statusin e nxënësit apo maturantit, të cilët mund të ndjekin programin shkollor me lëndët kryesore të ciklit 1-12, si dhe lëndët bazike për Maturën, të gjitha këto të përcjella në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Metodologjia e përdorur  është  mjaft kreative, me emisione të dedikuara të karakterit  didaktik e argëtues për nxënësit/ fëmijët.

Kanali RTSH Shkollë, është në  numrin 14.

Telekom Albania mirëpret të gjitha institucionet arsimore, publike apo private, të kontaktojnë në adresën contact_us@telekom.com.al  dhe ne do të mundësojmë falas për përdoruesit tanë trafikun nga platformat online edukative të këtyre institucioneve.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!