Nobis Wellness Center

Një oaz relaksi dhe bukurie

Tashmë që stina e ftohtë dhe temperaturat e ulëta janë në prag, kujdesi për trupin dhe fytyrën, sidomos pas ekspozimit të gjatë në diell dhe ujë në sezonin e pushimeve të verës, e bën të domosdoshme kujdesin ndaj lëkurës së trupit dhe fytyrës, si edhe linjave fizike. Disa këshilla të vlefshme nga estetistja e Nobis Wellness Center si edhe një gamë ushtrimesh të propozuara nga instruktorja e njohur Manjola Progri, janë gjithçka iu duhet për t’u ndier në super formë fizike, dhe me fytyrë të mirë trajtuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Estetiste Neranxa Goduni

Në prag vjeshte, cilat janë trajtimet ku duhet të fokusohemi për një lëkurë të shëndetshme?

Lëkura është barriera e parë me ambientin e jashtëm dhe sigurisht organi që më shumë se të gjithë duhet të trajtohet pasi kohë pas kohe pëson ndryshime të mëdha.  Ja përse çdo stinë kërkon ndërhyrje të veçanta për të garantuar funksionimin e  mirë të lëkurës. Trajtimet që ne këshillojmë në stinën e vjeshtës janë: trajtimet hidratuese, gjithashtu dhe trajtimet me vitamina, duke qenë se ndihmojnë  në rigjenerimin, antioksidimin dhe parandalimin e plakjes së lëkurës. Vera i sjell lëkurës një seri ndryshimesh; i nxehti dhe dielli influencojnë në tharjen, dehidratimin  dhe humbjen e elasticitetit, prandaj dhe rekomandohet trajtimi hidratues me këto principe aktive (xheli aloe vera, sericina, fitobroside, vitamina E). Të gjithë këto komponentë ndihmojnë në ekuilibrin dhe funksionimin e plotë të saj.

Sipas tipologjisë së lëkurës, variojnë edhe trajtimet, apo jo?

Në varësi të lëkurës variojnë dhe trajtimet  e fytyrës, të cilat mund të jenë për lëkura të thata, të ndjeshme, jo vitale (me mungesë oksigjeni) dhe për lëkurat mature. Në qendrën tonë problematikat që ne hasim më shumë tek lëkurat janë: dehidratimi,  aknet,  kuperoziteti ( lëkurë shumë e  ndjeshme ). Kurse në pjesën e trupit problemi që hasim më shumë është ai i celulitit dhe mbipesha.

 

Për një mirëqenie fizike, nevojiten vetëm trajtimet estetike, apo ka dhe komponentë të tjerë?

Trajtimet estetike kanë një rol të rëndësishëm në mirëqenien fizike , por jo më pak të rëndësishëm janë dhe komponentë të tjerë si: aktiviteti fizik, i cili redukton stresin dhe nxit qarkullimin e gjakut, stili i jetesës, ushqimi i shëndetshëm dhe i rregullt (këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të stinës). Trajtimet estetike në kohët e sotme nuk janë luks, por domosdoshmëri.

 

Kujdesi i mirë nis që brenda mureve të shtëpisë…Çfarë lloj trajtimesh sugjeron në kushtet e shtëpisë?

Një rëndësi të madhe ka rituali i përditshëm në pastrimin e lëkurës. Sugjerohet që të gjitha produktet që përdorim të jenë të këshilluara nga një estetiste për të pasur rezultatet e duhura. Kombinimi ideal për një pastrim në kushte shtëpie është përdorimi i një emulsioni (larës) i cili pastron lëkurën dhe e hidraton atë pa prishur balancën e filmit hidrolipidik. rachat voiture accidentée https://rachatvotrevoiture.com. Skrabi jo shumë abraziv, një herë në javë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe rinovimin e teksturës së lëkurës dhe përdorimi i maskës, ka një përqendrim të lartë të principeve aktive në bazë të egzigjencave të lëkurës.

 

Çfarë iu këshillon klientëve për një super lëkurë të mirë trajtuar dhe të shëndetshme?

Ajo çka unë do t’ju sugjeroja është konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina ( A, C, E ) dhe minerale. Aktiviteti fizik, evitimi i dietave ekstreme dhe sigurisht trajtime estetike që jo vetëm përmirësojnë gjendjen shpirtërore, por edhe atë fizike.

 

Instruktore Manjola Progri

 

Për të pasur linja fizike të rregullta, cili është kujdesi që duhet të tregojmë?

Për të  pasur linja të rregullta fizike duhet patjetër të ndjekim një regjim të caktuar që do të thotë; alternimi i një diete të rregullt me ushqime të shëndetshme, me orarin e duhur dhe me aktivitet fizik i cili nuk ka rëndësi nëse zhvillohet në palestër apo në natyrë.

 

Eleganca është një detaj femëror që shumë femra e kërkojnë, por jo të gjitha e kanë. Një trup i rregullt, është investim që nis herët, apo vetëm kur konstaton që kilogramë shtohen javë pas jave?

Trupi i rregullt dhe i tonifikuar është një investim që t’i bën për jetën tënde, për shëndetin tënd dhe që do të të japë në çdo moment fryte. Të gjithë e ëndërrojmë elegancën, po normalisht pa punë dhe pa vullnet nuk mund ta arrijmë. Prandaj dhe nuk duhet ta lemë veten dhe të fillojmë të ushtrohemi vetëm atëherë kur shohim që na janë shtuar disa kilogramë, por duhet të punojmë rregullisht që eleganca të na shoqërojë gjatë të gjithë jetës.

 

Cilat ushtrime praktikohen më shpesh?

Në qendrën Nobis nuk ka ushtrime specifike që praktikohen më shpesh, por ne zhvillojmë aktivitete që vënë në punë të gjithë muskujt e trupit dhe të cilat rekomandohen të praktikohen të paktën tre herë në javë.

 

Çfarë këshillash iu jepni femra të ndryshme?

Këshillat kanë specifika në vetvete,  pasi çdo femër ka një strukturë trupi të veçantë dhe në bazë të objektivave që ato kanë jepen dhe këshillat përkatëse prandaj dhe në Nobis i japim vëmendje të veçantë konsulencës me klientin për të lidhur së bashku objektivat e tyre me rekomandimet tona dhe me punën që do të zhvillojmë bashkë.

 

Sa orë në javë duhet të frekuentohet palestra?

Kjo varet nga objektivi që kanë klientet sepse nëse një klient është mbipeshe ai duhet të vijë pesë herë në javë për kardio, ndërsa për pjesën tjetër të paktën minimalisht

rekomandohet tre herë në javë ku një seancë të zgjasë një orë e gjysëm.

 

Çfarë u rekomandon klientëve të palestrës?

Qendra Nobis përveç palestrës ka dhe pishinë dhe SPA prandaj dhe klientëve të mi ju rekomandoj alternimin e ditëve,  një ditë palestër, një ditë pishinë dhe çdo ditë SPA.