Oltsen Gripshi: Mes hyjnores dhe abstraktes

Të hulumtosh kohë pas kohe në gamën e punimeve të realizuara prej tij, kupton qartazi se Oltsen Gripshi nuk është artist si gjithë të tjerët…Ka një tipar dallues që e veçon ndër pak të tjerë që lëvrojnë prej vitesh artin e tyre figurativ, por edhe më gjerë duke i kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Sa herë ka ekspozuar veprat e tij artistike, vëmendja që ka marrë pas ka qenë e konsiderueshme, në radhët e artdashësve, por edhe kritikëve të artit që e vlerësojnë artin e tij. Ai vjen në një kërkim, i cili frymëzohet nga realiteti i realitetit për t’u thurur më pas në tezgjahun shqisor brenda hapësirave të kështjellës plot ngjyra dhe ndjeshmërisë ndaj antropologjisë së njeriut bashkëkohor. Gjithmonë në rrëmim e hulumtim, ku “Qenia, Vendi dhe Koha”, të gërshetuara me njëra-tjetrën përbëjnë thelbin epistemologjik të artit të tij surrealo-konceptual. Por, gjithmonë qenien njerëzore e ka parë si frymëzim të gjithçkaje në materializimin ndjenjave, perceptimeve, vegimeve, kujtimeve dhe përditshmësirë si artist. Gjithmonë udhëton nëpër labirinthet e ëndrrave, të cilat më pas mundohet t’i deshifroj në imazhe të veshura me ide dhe koncepte