“Pezull” me Ardit Boriçin

Mes refleksioneve dhe simboleve që të mbajnë “peng” të mesazheve dhe qasjeve nga realiteti i përditshëm, Ardit Boriçi është një artist me karrierë artistike premtuese, suksesin e së cilës e ka prekur tashmë. Një çmim i parë në kompeticionin e artit figurativ në Firence, ekspozita në mbarë Evropën, dhe një krijimtari e vendosur në “shinat” e duhura. Pas “Pezull”, ai na tregon më shumë rreth artit që lëvron, simboleve dhe projekteve të radhës.