Mektrin Motors sjell në Shqipëri modelin e ri të Range Rover Evoque.

Mektrin Motors prezantoi sot modelin më të fundit të brezit të ri të Range Rover Evoque, i ngarkuar me luks dhe shumë sisteme elektronike të sigurisë, që krijojnë komoditet maksimal, në çdo kuptim, për shoferin dhe pasagjerët. Me një SUV kompakt premium, me siluetë kupe, një kombinim i teknologjisë inovative me performacën më të lartë, një evolucion i sofistikuar, i dizenjuar për një look urban!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Land Rover dhe Mektrin Motors prezantuan në një event me klientë, të ftuar special, përfaqësues të Land Rover dhe personazhe të njohur publik, mundësitë e shkëlqyera për tregun shqiptar dhe klientët, të përjetimit të eksperiencës së një prej markave më inovative në botë.

Land Rover me një histori suksesi prej 72 vitesh në industrinë e automobilave, një markë gjithnjë e në rritje në një treg konkurrues, Land Rover është një lider inovacioni me të gjitha meritat e saj e zgjedhur si “marka premium SUV në botë”. Modeli më i ri, Range Rover Evoque u prezantua sot për të ftuarit special të aktivitetit dhe për publikun e gjerë.

Mektrin Motors është një kompani prestigjioze dhe lider në tregun shqiptar. Me një eksperiencë të gjatë, bazë të gjerë konsumatorësh dhe shërbim të përkushtuar, Mektrin Motors është një nga kompanitë më të suksesshme në treg. Me më shumë se 20.000 klientë, Mektrin ofron markat më të mira në tregun automobilistik, me profesionalizëm dhe cilësi të lartë shërbimi.

Edmond Shahini, President i Mektrin Motors, një investitor vizionar dhe ai që bëri të mundur krijimin dhe hapjen e kësaj kompanie tashmë linder në tregun Shqiptarë, e cila është një pikë referimi në industrinë e makinave dhe për të apasionuarit rreth tyre.

Mektrin Motors thekson potencialin e madh të kompanisë dhe pozicionin e liderit në tregun automobilistik në Shqipëri.

Range Rover Evoque i ri është për të gjithë ata që çdo ditë e shohin si një sfidë të re, si një mundësi të re, si një aventurë të re!

Range Rover Evoque e pamundur ta injorosh!

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!