Receta nga restorant Living

Cilësi dhe shije! Përcaktimi më i saktë, për një nga restorantet më të njohura në kryeqytet, ku gjithkush mund të shijojë një drekë apo darkë të shijshme. Me menu të pasur, me shumëllojshmëri përbërësish dhe gatimesh, nga antipastat, tek produktet e freskëta të detit, ëmbëlsirat, etj. Ne të Elegance, sjellim për të gjithë amvisat e pasionuara pas gatimit, katër pjata të realizuara me mjeshtëri nga shefi i kuzhinës së këtij restoranti Kujtim Mazreku. Bashkë me to edhe sekretet e secilës recetë për një shije të paharrueshme për ju!

Guaskë çokollate

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
100 gr çokollatë e zezë
30 gr salcë mun
50 gr çokollatë e bardhë
20 gr fruta pylli
20 gr qershi
30 gr biskotë kantuci

Përgatitja:
Çokollatën e zezë e shkrijmë në banjo mari. Më pas, marrim formën, si pikë loti, e mbushim me këtë masë dhe e vendosim në ngrirje. Përgatisim mandej mustin e çokollatës. Bëjmë procesin e shkrirjes në banjo mari, dhe i shtojmë pana kuzhine dhe dy fleta xhelatin. Ndërsa, salcën mun e përgatisim me sheqer kokërr, pana kuzhinë dhe gjalpë. I vendosim në zjarr, i trazojmë deri sa të bëhet një masë si krem. Nisim proçesin e vendosjen në pjatë. Mbushim masat si pikë loti me must çokollate, fruta pylli dhe salcë mun, dhe më pas e shërbejmë në tryezë. Ju bëftë mirë!