Repeat Fitness & Wellness Club

Ambient ekologjik dhe pamje 3D
Sezoni i verës tashmë ka trokitur, dhe për të gjithë femrat e meshkujt, një nga misionet kryesore këtë periudhë, është ekspozimi i fizikut në plazhet apo pishinat që frekuentojnë. Mund të jenë kilogramët e akumuluar gjatë dimrit, ose jeta sedentare, faktorët mund të jenë të shumtë, ama tashmë ju vjen një zgjidhje ideale për të gjithë ata që duan një trup perfekt. Quhet “Repeat Fitness & Wellness Club”, dhe kjo është palestra më e re dhe moderne,  e pozicionuar në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit. Me arkitekturë bashkëkohore, ambient ekologjik, pamje 3D dhe gjithçka tjetër në shërbim të klientëve që duan diçka ndryshe. Duke mundësuar të gjitha llojet e fitnessit, ju do të gjeni tek kjo palestër klasa të dedikuara fitnessi, Cross Fit, pishinë me kundra rrymë, Peening me pamje 3D , aerobi e të gjitha këto në një ambient ekologjik me pajisje Technogym!  Ndër palestrat më moderne, e projektuar nga studio greke arkitekturore “Whitebox”, do ju bëj të ndiheni në zemër të natyrës.