Moda ka tendencën të përsëritet dhe fashion designers këtë e dinë shumë mirë. Është radha e viteve ’70 që të dominojnë sfilatat dhe tendencat e vjeshtës, ndaj kërko në dollapin e gjyshes, sepse do të dukesh super stylish!
Lëkura, ngjyrat e tokës, syzet e mëdha, vëthët e rrumbullakët dhe xhinset e gjera janë ato që të duhen për të kaluar një dimër fantastik dhe sigurisht, plot elegancë.
Ti dhe look-u fantastik shkoni me njëra-tjetrën si Krishtlindjet me dhuratat!