Shija e detit në pjatën tuaj!

Restoranti më i ri në kryeqytet Drymades, me administratore Xheni Gjikuria, dhe shefin e kuzhinës Alban Mezanin, për ditën e Shën Valentinit propozojnë një menu të pasur me prodhime deti në receta super të shijshme. Gjithë shija e detit, ofrohet në këto gatime të veçanta, të cilat mund t’i përgatisni me shumë dashuri për partnerin/en tuaj! Salmon skare me finok

Përbërësit:

250 gr ton skare

Salcë soje

Kripë

Përgatitja:

Marrim sasinë e tonit dhe e filetojmë. E marinojmë me kripë, piper dhe salcë soje. E fusim në furrë për ta pjekur në temperaturë 180 gradë celsius. Shërbehet e ngrohtë.