Shkëlqim yjesh në British Fashion Awards

Tapeti i kuq i këtij eventi, u dominua nga personalitetet më të famshme të botës së kinemasë, artit, por sidomos ajo e modës. Ikonat më të njohura të botës së fashion-it u bën protagoniste absolute të aktivitetit,  bashkë me fustanet e tyre glamour, aksesorët e diamanteve dhe look-un e rafinuar në detaje. Disa syresh prej tyre, ishin aktorja Salma Hayek, modelet Eva Herzigova dhe Gigi Hadid, si edhe personazhe të njohura të modës si Olivia Palermo, Alexa Chung, etj.