Skena, Shkëlqimi dhe Pasioni! Një rrëfimi nga tre zonja të teatrit.

Në mesin e një debati të nxehtë për teatrin, gjendjen e tij dhe problematikave që lidhen me këtë fushë të artit skenik, si më e rëndësishmje në vend, jemi ndalur në tre intervista, me tre per­sonazhe gra qe e përfaqësojnë skenën në shumë dimensione. një vepër teatrale është shumë komplekse, ajo ka nevojë për përkujdesje, devocion dhe shumë kreativitet, ndaj për ta njohur më nga afër kemi intervistuar një regjisore shumë aktive të viteve të fundit, driada dervi­shi, një aktore shumë të dashur për publikun që gjithmonë është munduar të sjellë risi, por që njëkohësisht ka luajtur edhe rolin e regjisores, Rozina Kostani dhe një kostumografe, skenografe dhe pedagoge të artiti skenik, Berina Kokona. Të treja kanë rrëfyer këndvësh­trimin e tyre mbi teatrin, jetën artistike, projektet e fundit dhe ato që presin të shohin dritat e skenës në të ardhmen.

Berina Kokona
Kostumografe
Berina Kokona është një skenografe, pedagoge dhe një “businesswoman” në karrierë. Prej disa vitesh ajo ka ngritur në volume të panumërta nën prespektivën e saj, vepra teatrale dhe ka kontribuar për të rritur një brez të ri kostumografësh. Njëkohësisht angazhimi i saj është për t’u marrë si një pikë referimi për të gjitha gratë dhe vajzat që dëshirojnë të jenë pjesë e botës së biznesit. Me gjithë modestinë që e karakterizon ajo thotë se pas një gruaje të suksesshme gjendet një burrë i zgjuar dhe shumë përkrahës.

Për më shumë shfletoni Elegance.