Stjuardesa Amarda Logu: “Bëj punën e ëndrrave të mia”

Të pasurit e profesioni grishës jo gjithmonë është diçka e lehtë dhe e arritshme! Një punë që i ka të gjitha ndjesitë të përfshira në të… Pasionin, dëshirën për udhëtime të radhës, por shpesh edhe pasiguri, frikë. Por, ajo ka mjaftueshëm motivim për të qëndruar lart në “qiell”, ajo që në fakt është përditshmëria e stilit të punës së saj. Amarda Logu është një vajzë plot ambicie, që nuk u mjaftua me diplomën e universitetit dhe orientimin drejt atij profili. Përkundrazi, ndoqi pas pasionet më të mëdha në jetën e saj, çka e kanë pozicionuar aty ku është sot. Një nga stjuardesat shqiptare më të paguara, ajo rrëfen se është e përmbushur në aspektin profesional, pasi bën punën e ëndrrave, ndoshta atë që çdo femër tjetër do e dëshironte.