Tarracat më të bukura në rivierën shqiptare

Bregdeti është një nga pasuritë më të çmuara të vendit tonë. Gjatësia e saj totale është 427 km dhe ndahet në dy zona të veçanta: bregdeti Adriatik që përfshin 237 km vijë bregdetare, ujëra të cekëta e plazhe me rërë, si dhe bregdeti Jon me 154 km vijë bregdetare, me shkëmbinj të thepisur që bien në det, ujëra të thella dhe blu e plazhe të bardha. Pemë me limona, fiq dhe ullinj dominojnë gjithë bregdetin shqiptar duke i dhënë atij një bukuri klasike dhe mesdhetare.Elegance ka përzgjedhur për ju tarracat më të bukura përgjatë bregdetit ku mund ta shijoni plot klas dhe stil një pije të ftohtë apo pjatat e peshkut të përgatitura me shije nga kuzhina. Ju garantojmë që panorama magjepsëse e detit blu do t’ju mbajnë aty deri në orët e vona të natës…

Liro, Uji i Ftohtë, Vlorë
I ndërtuar në shkëmb, Liro ofron një pamje mahnitëse të detit

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Aragosta, Currilat, Durrës
Një nga restorantet më të mira të bregdetit, ku specialisti i shtëpisë përfshin edhe aragostën

Rimini, Currilat, Durrës
Vendi ideal për pica me fruta deti pas nje ditë të lodhshme plazhi

Platinum, Radhimë
Një ndërtesë ku kombinohen më së miri konstruksionet metalike, që në kombinim me hijen e pemëve vetëm sa ia shtojnë freskinë tarracës për të shijuar deri në fund pamjen e detit