Tani e bukura e ka një shtëpi, ajo quhet “Tirana Esthetics and Style School”

Të studiosh të bukurën është një përpjekje e vjetër sa bota! Ky tundim është kthyer në realitet përmes idesë gjeniale të Maltina Brahos, e cila na prezantoi gjatë të premtes që lamë pas, shtëpinë e re të estetikës dhe make up-it. Vitet e eksperiencës dhe nevoja e tregut shqiptar në këtë sektor ishin çelësi i suksesit të çeljes së TESS. Në këtë event ishin të ftuar personalitete të botës së medias, showbiz-it dhe artit të make up-it. Ky institucion mirëfillazi arsimor rreket të sjellë në Tiranë eksperiencën italiane sikundër edhe u pa gjatë mbrëmjes ku prezent ishin Davide Manzoni, drejtor i përgjithshëm i “Comfort Zone”, njëkohësisht bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Tinës.
Themelimi i kësaj shkolle do t’i japë mundësi të gjithë të apasionuarve pas së bukurës ta certifikojnë pasionin e tyre.