Tiffany and Co

Më shumë se 3000 diamante me një vlerë totale prej 100 karatësh, formojnë një ujvarë që të lë pa frymë. E ndërtuar e gjitha në materialin e platinit i punuar tërësisht me dorë, kjo punë artizanale i shton nota dramaciteti kësaj kryevepre të bizhuterisë. Prerjet e diamantëve në formë emeraldi, dardhe dhe ovale të krijojnë ndjesinë e pikave të ujit që bien në gjendje të lirë për t’u mbështetur në mënyrë shumë delikate në qafat e damave.