Një intervistë me Bora Çepelin, drejtoresha e marketingut në AIBA Group.

“AIBA Company sh.a”, pozicionuar si lider në industrinë e prodhimit të vezës në Shqipëri, jo vetëm në sajë të arritjeve të periudhës së fundit, por të rrugëtimit që ka ndjekur për të ardhur deri këtu! Shumë elemente kanë ndikuar në konsolidimin e kompanisë dhe në besimin e plotë që ajo gëzon nga ana e konsumatorëve, të cilët prej 25 vitesh e zgjedhin dhe besojnë në përditshmërinë e tyre. Gjithçka ka filluar me ndërtimin e “AIBA Group”, e cila është e përbërë nga ato që sot janë kompanitë e mirënjohura në Shqipëri; “GoTech Electronics”, rrjeti i elektroshtëpiakeve prezent në treg që prej vitit 1995, që tashmë është zgjeruar me 15 dyqane në të gjithë Shqipërinë; “Eco Market”, rrjeti retail ushqimor prezent me 17 markete në Tiranë, Durrës e Fier; Vera Duka, verë e prodhimit shqiptar e një cilësie superiore dhe vreshti “DUKA” i cili shtrihet në kodrat e Ishmit, midis pyllit në një sipërfaqe mbi 5 hektar i terracuar. Kjo është një vepër e vertetë agronomike dhe inxhinierike gjithashtu, për të mos harruar peisazhin e jashtëzakonshëm që e bën këtë vresht një pikë të frekuentuar nga pushues vendas dhe të huaj, i përshtatshëm për të organizuar edhe kamping ditor të turizmit rural.

Prej sa vitesh operon në tregun vendas kompania AIBA?
“AIBA Company sh.a”, është një nga kompanitë e para që operon në tregun shqiptar në prodhimtarinë e vezës, fillesat e së cilës përkojnë 25 vite më parë dhe ka arritur hap pas hapi në intensifikimin e markës së saj duke kryesuar në ditët e sotme në rang kombëtar. Që veza jonë të plotësojë çdo kërkesë ushqyese të konsumatorëve, procesi fillon tek lëndët me të cilat ne ushqejmë pulat tona. E në fakt, “AIBA” plotëson të gjitha kërkesat në lëndë ushqyese dhe vitamina të shtuara (Vitamina B12, Vitamina K, Vitamina B9, Vitamina E, Biotinë etj), të racioneve ushqimore të cilat përdoren në ushqyerjen e pulave. Është pikërisht kjo arsyeja pse vezët e prodhuara nga kjo kompani janë me vlerë ushqimore më të lartë së vezët e prodhuara nga komplekse të tjera blegtorale. Do doja të theksoja se fillesat e biznesit në tregun elektroshtëpiak dhe ushqimor kanë qenë me markat më të rëndësishme ndërkombëtare, ekskluzivitetin e të cilave i ka patur që në vitet ’95, pikërisht ajo që në ato kohë mbante të vetmin emër, “AIBA Company sh.a”. Të parët që prezantuan në tregun vendas markat ndërkombëtare Ariston, Indesit për elektroshtëpiaket dhe Divella për tregun ushqimor. Gjithashtu e specializuar në prodhimin e ushqimit blegtoral, aty ku lëndët e para mblidhen dhe përpunohen për të gjithë kategoritë e kafshëve sipas standardeve të kërkuara, licensuar dhe me një markë të regjistruar.

Cilat janë risitë që AIBA ka sjellë ndër vite?
“AIBA Company sh.a”, gjithmonë në evolucion e zhvillim gjatë gjithë rrugëtimit të saj. Kjo sigurisht sepse përkujdeset që çdo proces të ndiqet në hapat e duhur me risitë e kontrollit, por mbi të gjitha me elementet e nevojshëm për të cilët trupi i njeriut ka nevojë. Prandaj “AIBA” ka qenë përherë në zhvillim, me qëllimin e vetëm sigurimin e një produkti më cilësor e më të sigurt që konsumatorët kanë çdo ditë në tryezën e tyre. Aktivitetin e saj “AIBA” e ka filluar me një kapanon me 32,000 krerë pula dhe sot numëron plot 330,000 që mbarështohen në pesë kapanone dhe 150,000 krerë zogj. Gjatë viteve janë bërë investime të vazhdueshme për të përmirësuar prezencën e produkteve të kësaj kompanie në tregjet aktuale, por mbi të gjitha sfida e fituar ishte hyrja e produktit të vezës në tregjet e Bashkimit Evropian. Vezët “AIBA” janë të gjitha të pasuruara me lëndën ushqyese OMEGA 3, e cila është 10-fish më e pasur me këtë lëndë se një vezë normale! Është zgjedhja optimale dhe më e sugjeruara për nënat dhe bebet, fëmijët, sportistët, njerëzit me probleme shëndetësore, dhe për konsumatorët që zgjedhin më të mirën.

Si ka lindur bashkëpunimi juaj me këtë kompani?
Bashkëpunimi im me “AIBA Group” daton vite më parë, fillimisht si drejtoreshë marketingu në kompaninë “GoTech Electronics”, për të kaluar më pas si drejtuese e të gjitha kompanive që përbëjnë “AIBA Group”. Pozicioni që aktualisht unë zë në kompani, është rrjedhojë dhe meritë e studimeve të mia të specializuara në Menaxhim Biznes dhe Marketing në Universitetin e Bolonjës, Itali. E gjthashtu prej përvojave disa vjeçare në shumë kompani të sektoreve të ndryshëm. Pozicioni aktual në “AIBA Company”, është shumë i veçantë për mua edhe për shkak të lidhjeve shumë vjeçare që im atë ka me këtë kompani. Unë kam kaluar një pjesë të fëmijërisë time në zyrat e asaj që dikur ishte “Fubi”, ku vijojnë të jenë zyrat qëndrore të kompanisë në Shkozet, Durrës. Ndaj ndihem shumë e vlerësuar që më kanë dhënë këtë mundësi, por dhe ndaj atyre që në eksperiencat e mëparshme kanë besuar në aftësitë e mia profesionale!

Së fundmi vini me një imazh të ri në treg, çfarë e bën të veçantë dhe cili është koncepti i këtij imazhi të ri?
Marketingu, siç dhe përmenda më sipër, është i përbërë prej detajeve dhe pikërisht këto bëjnë diferencën. “AIBA Company”, vjen me një imazh ndryshe dhe me një fushatë totalisht të rifreskuar! Viti 2018 përkon pikërisht me 25 vjetorin e krijimit, 25 vite si zgjedhje e konsumatorëve shqiptarë, 25 vite që familjet na besojnë dhe që jemi prezent në çdo tryezë. Kjo punë e madhe dhe intensive sheh një rritje të pandalshme dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm falë vizionit të familjes Duka. Ndaj ky jubile çerek shekullor vjen si një falenderim i ndërsjelltë mes çdo familjeje e tryeze shqiptare përmes një imazhi të ri dhe cilësisë së padiskutueshme të prodhimit.

Cilat janë planet për vitin 2018?
Planet e vitit 2018 janë shumë dhe do të realizohen të gjitha brenda muajve të mbetur të këtij viti. Kur flas për këtë plan, dua të përfshij të gjitha kompanitë e “AIBA Group”. Në fakt, “GoTech Electronics” dhe “Eco Market”, janë retails në zgjerim, jo vetëm të gamës dhe portofolit të markave, por sidomos në planin e zgjerimit territorial të tyre, duke i ofruar produktet më të mira ndërkombëtare me çmimet më ekonomike për të gjithë klientët tanë. “Kantina Duka”, me një vendndodhje perfekte për të shijuar një gotë verë pranë vreshtave me rrush dhe freskisë së liqenit, do jetë destinacioni i duhur për të kaluar një mbrëmje qetësuese si dhe një pikë atraksioni për turistët e huaj, të cilët do të shijojnë jo vetëm ambientin, por dhe do të degustojnë 3 varietetet e verës Duka; Merlot, Cabernet Sauvignon, kjo e fundit e përzgjedhur si më e mira e vitit 2016, dhe Tempranillo. Do doja të mos zbuloja detaje të hollësishme mbi të rejat e lidhura me planet e së ardhmes, kjo sepse kam shumë dëshirë të rezervoj surpriza të këndshme për miqtë tanë prej 25 vitesh dhe atyre që do t’i bashkohen rrugëtimit tonë.