Hotel Armani në Milano

Nëse jeni drejtuar për në kryeqytetin e elegancës në Itali, shikoni fillimisht listën tonë esenciale të vendeve për t’u vizituar, artit për t’u admiruar dhe ushqimit të shijshëm që serviret në çdo kënd të këtij qyteti mbresëlënës.

Çfarë të vizitoni: Ku e porosit havjarin më të shijshëm dhe çokollatën më të mirë, editorja e Vogue, Sally Singer? Po ikona e modës Alessanda Codinha, ku drekon për një vakt të shëndetshëm?  Po stilisti Alessandro Dell’Acqua, ku i porosit tufat me lule të freskëta si mënyrë e gjetur për të falënderuar skuadrën e tij të post-produksionit? Përgjigja është: Milano! Baret më vintage dhe dyqanet më fashion me koleksionet e jashtëzakonshme të veshjeve, restorantet me gastronominë e përkryer, e shumëçka tjetër mund të gjendet në këtë qytet ku kryefjala e elegancës, stilit dhe perfeksionit implementohen në çdo element të dukshëm të tijin. Milano mund të konsiderohet pa drojë si kryeqyteti chic, ku shumëkush dëshiron të shkoj të paktën një herë në jetë si turist i epur për t’u njohur nga afër me mrekullitë që ofron në secilën fushë të dedikuar për vizitorët e rastit. Udhëtimi në pjesën moderne të Milanos, një nga qytetet më të pasura në Evropë, me grataçelat dhe stadiumet sportive, do t’ju japë një pamje të përgjithshme të qytetit. Do të jeni në gjendje të admironi shumëllojshmërinë, bukurinë dhe historinë e gjatë të Milanos. Vizitorëve që ju pëlqen të bëjnë pazar do u duhet të vizitojnë Galleria Vittorio Emanuele II, një galeri e stërmadhe me tavanin dhe kubenë madhështore prej xhami. Katedralja e Milanos, një nga kryeveprat e stilit dhe arkitekturës, unike për nga struktura dhe vizualiteti i saj, ndjell çdo vit vizitorë të panumërt që e sodisin atë plot kërshëri. Via Montenapoleone, fokusi i blerjeve për vendasit dhe turistët apo për të pasionuarit pas sportit, i famshmi stadiumi San Siro, të shumta janë alternativat që ky vend përfaqëson. Një qytet magjepsës, që ofron gjithçka…Çfarë prisni? Prenotoni udhëtimin tuaj të radhës në Milano, ndërsa guidën gratis po jua ofrojmë ne!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Armani Hotel

Shumëkush mund të ketë veshur koleksionet e fundit të stilistit të njohur, por tanimë është koha që të shijoni edhe akomodimin me pesë yje që mban emrin e tij, Armani. Suita luksoze, gastronomi e ofruar nga kuzhinierët më të mirë në botë, e ndërsa endeni shkallëve të hotelit mund të sodisni nga afër edhe butikët me fasada të mëdha xhami, ku ekspozohen veshje dhe aksesorë të stilistit italian.