Vjeshtë në Salzburg!

Udhëtoni në qytetin e lindjes së Mozartit! Me pamje nga Alpet Lindore, nën “tingujt e muzikës” unike, dhe në morinë e ndërtesave të stil barok dhe mesjetar që gjallojnë Salzburgun, ky është një nga destinacionet ideale për të pushuar në prag vjeshte.

Çfarë të vizitoni: E quajnë qyteti i të gjitha stinëve! Salzburgu ofron atraksion absolut për çdo turist që dëshiron të kaloj ditë të veçanta. Shtatori, shënjon edhe prag vjeshtën, por për këtë qytet të njohur austriak, do të thotë muaji i korrjes së të vjelave. Teksa endeni rrugëve të Salzburgut, me gjithë rënien e temperaturave me afro 15 gradë celsius, ju sërish do të ndjeni praninë e ditëve të ngrohta. Ka katër orë diell çdo ditë. Por, mos harroni! Në valixhen e veshjeve që do të merrni me vete në këtë udhëtim, fusni më shumë mëngë të gjata. Sepse ky qytet, përpos atraksioneve turistike, mund t’ju befasojë me kapriçot e motit. Një destinacion sa romantik dhe i dedikuar për çifte, por edhe familjar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code