10 filmat që na dërgojnë anë e mbanë globit

Vicky Cristina Barcelona

Të dërgon në Barcelonë
Dy miq amerikanë udhëtojnë në Barcelonë për të kaluar pushimet e verës. Secili me synime të veçanta, por bashkohen në një takim interesant me Juan Antonio dhe ish gruan e tij, María Elena.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

The Motorcycle Diaries

Të dërgon në Amerikën Latine
Nga Machu Picchu në Peru, një udhëtim i jashtëzakonshëm, i cili përfshin edhe jetën e Che Guevara, mënyrën si këndvështrimet e tij ndryshuan të ardhmen.

The Best of Youth

Të dërgon në Itali
Filmi sjell historinë e Matteo dhe Nicola, dy vëllezër të cilët dëshmojnë historinë, shpresat dhe zhgënjimet e kohës dhe Europës jugore.

Frida

Të dërgon në Meksikë
Jeta e Frida Kahlo tregon Meksikën dhe ngjyrat e saj në vitet ’70. Politika, arti dhe tradita e kohës, në një film të rrallë.

Lost in Translation

Të dërgon në Tokio
Bill Murray dhe Scarlett Johansson flasin për jetën, mërzinë, lirinë dhe tematika të tjera, në një bar të zbrazët të një hoteli. Peizazhet janë fantastike, aktrimi dhe bisedat gjithashtu.

Into the Wild

Të dërgon në Amerikë
Bazuar në historinë e vërtetë të Christopher McCandlees, i cili ndjek një ëndërr që fle te secili prej nesh: udhëtimin në të gjithë Amerikën. Christopher merr vetëm mjetin identifikues dhe kursimet e tij dhe udhëton përmes Arizonës, Kanioneve të Mëdha, Kalifornisë dhe Alaskës. Filmi sjell një udhëtim fantastik, plot aventura në botën e egër.

The Beach

Të dërgon në Tailandë
Bazuar në novelën e Alex Garland, filmi rrëfen udhëtimin e tre turistëve të rinj, të cilët vihen në kërkim të plazhit perfekt në Tailandë.

Eat, Pray, Love

Të dërgon në Itali, Indi dhe Bali
Pas një divorci të vështirë, Liz Gilbert (Julia Roberts) vendos të rimarrë frenat e jetës dhe të rifillojë sërish. Për të gjetur veten, Liz udhëton në të gjitha vendet që prej kohësh ëndërronte.

Spectre

Të dërgon në: Meksikë, Londër, Romë, Austri dhe Marok.
“Spectre” është një prej filmave më të suksesshëm të serisë Bond dhe së pari na prezanton “Paradën e të Vdekurve” në Meksikë. Më pas, Bond na merr me vete në Londër, Romë, alpet e Austrisë dhe Marok.

The Great Beauty

Të dërgon në Romë
Gjatë filmit të jashtëzakonshëm, do të mahniteni edhe nga peizazhet të një prej qyteteve më mbresëlënës, Romës. Sigurisht, titulli i filmit është perfekt për Romën madhështore.