10 shprehje frymëzuese nga Gandhi

Mohandas Karamchand Gandhi ka lindur në Indi në vitin 1869. E gjithë bota e njeh si një ndër njerëzit më paqedashës, i cili me qetësinë dhe urtësinë e tij arriti të bindte të gjithë globin se dashuria dhe mirësia mbizotëron mbi çdo luftë dhe padrejtësi.
Politikan, spiritual dhe shumë i mençur, Gandhi ishte “avokati” më i dashur i njerëzimit; ai që luftoi pa u stepur për të drejtat civile të bashkështetasve të tij dhe mandej, për pavarësinë e Indisë. Duke përqafuar kulturën dhe paqen, Gandhi ishte mëse i sigurt se dashuria dhe falja janë përgjigjjja e çdo pyetjeje.

Gandhi është cilësuar si “Babai i Kombit” indian (në mënyrë jozyrtare), veçanërisht pas kryengritjes në vitin 1930 kundrejt britanikëve, të cilët synonin të taksonin kripën që nxirrej nga puna e indianëve. 17 vite më vonë, pas pavarësisë së Indisë, “Mahatma” (Shpirti i Madh) mori edhe emrin e sipërpërmendur.
Edhe sot, rreth 7 dekada pas vdekjes së tij, “Mahatma” vijon të jetë një model frymëzimi dhe një mendimtar i jashtëzakonshëm, i cili me forcën e mirësisë ushqeu mendjet e atyre që hapën zemrën dhe e dëgjuan.
Elegance ju sjell 10 shprehje të cilat duhet të jenë mantrat e jetëve tona, për të jetuar me lumturi dhe barazi në çdo kohë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

“Jeto sikur do vdesësh nesër. Mëso sikur do jetosh përgjithmonë”.

“Jeta është një mister që duhet jetuar, jo një problem që duhet zgjidhur”.

“Lumturi është kur veprimet e tua janë në të njëjtën linjë me fjalët e tua”.

“Emërimi i grave si “seksi i dobët” nga burrat është një padrejtësi ndaj grave. Në mospërdorimin e dhunës, është një ligj njerëzor: e ardhmja i takon grave”.

“Urrejtja vret gjithmonë, dashuria nuk vdes kurrë”.

“Të besosh në diçka dhe të mos jetosh sipas këtij besimi, është si të jetosh në mashtrim”.

“Në momentin që një skllav vendos të mos jetë më i tillë, zinxhirat e tij zhduken”.

“Asnjë komb nuk ngrihet nëse nuk purifikohet nga zjarri i vuajtjes”.

“Nuk më pëlqen fjala “tolerancë”, por nuk mund të gjej një fjalë më të mirë”.

“Kultivimi i poshtërimit është kultivimi i hipokrizisë”.