15 librat që duhet të lexoni një herë në jetë

Librat janë arratisja jonë nga realiteti dhe bileta për të hyrë në lëkurën e personazheve, në ndjesitë dhe ngjarjet e tyre. Kushdo që lexon, jeton njëmijë jetë, andaj Elegance ju sjell një listë me librat me më shumë ndikim në botë, e aprovuar nga lexuesit, shkrimtarët dhe kritikët letrarë.

“Në kërkim të kohës së humbur” nga Marcel Proust

Literatura e Proust është monumentale dhe kryeson pothuajse çdo listë. “Në kërkim të kohës së humbur” sjell një vepër të jashtëzakonshme, e cila patjetër duhet lexuar një herë në jetë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Njëmijë vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez

Krijimtaria e Marques është shumë e pasur, por sërish, një prej veprave të cilat ka rrëmbyer (dhe ende rrëmben) zemrat e të gjithëve, është pikërisht “Njëmijë vjet vetmi”. Vepra ka në qendër një brez “të mallkuar” dhe dhjetëra histori, në të cilat mjeshtërisht autori ndërthur realen dhe imagjinaren.

“Lolita” nga Vladimir Nabokov

E ndaluar për disa vite, kontraversale dhe shumë e bukur, “Lolita” na servir një histori të pazakontë, e cila shpesh i ka skandalizuar lexuesit dhe është etiketuar si “historia e dashurisë së një pedofili me një vajzë minorene”, por kushdo që lexon e di se nëse arti ngatërrohet me moralin, bën kompromise dhe humbet çdo vlerë.

“Getsbi i Madh” nga F. Scott Fitzerald

Kohërat e arta të Amerikës, aristokracia, një dashuri sublime, manipulime, një krim dhe një vdekje, të treguara në mënyrën më mjeshtërore të mundshme.

“1984” nga George Orwell

“Big Brother po vëzhgon” është shprehja më e famshme e librit të Orwell, e cila qëndron si një profeci mbi sistemin totalitar. Lajme të rreme, ndrydhja e mendimit dhe fjalës së lirë, vëzhgimi i mases dhe ndalimi i çdo kënaqësie njerëzore…Ju duhet më shumë?

“Ana Karenina” nga Leo Tolstoy

Kritiku i shoqërisë ruse, legjendari Tolstoy i ka lënë letërsisë një trashëgimi shumë të çmuar si “Ana Karenina”, një vepër e mrekullueshme, e cila na rrëfen marrëdhënien e Anës së bukur dhe Alexei Kirollovich Vronsky.

“Uliksi” nga James Joyce

Një ditë e zakonshme në jetën e Leopold Bloom dhe Stephen Dedalus në Dublinin fantastik, por me shumë referenca nga “Odisea” i Homerit. Në këtë vepër do të gjejmë një prej risive më të përqafuara në letërsi, përroin e mendimit, i cili joshi shumë shkrimtarë dhe kritikë.

“Mobi Dick” nga Herman Melville

Shpirti njerëzor është shumë kompleks, plot frikëra dhe fiksime, të cilat lidhen ngushtë me historinë jetësore të një balene.

“Procesi” nga Franz Kafka

Një ditë, në shtëpinë e Jozef K. gjendet policia dhe personazhi kryesor arrestohet për një krim. Cili është krimi, askush nuk e di. E gjithë agonia e një procesi të pazakontë, në një vepër kanon për letërsinë.

“Netët e vështira” nga Dino Buzzati

Është përmbledhja e tregimeve të shkurtra të Dino Buzzatit, një prej autorëve më të shquar italianë. Në këtë përmbledhje ndërthuret humori i zi, tragjedia e njerëzve që nuk e jetojnë jetën në mënyrën që duan dhe disa këshilla shumë të dobishme, në trajtën më letrare.

“Sozia” nga Fyodor Dostoevsky

Një libër i pazakontë mbi dualitetin e qenies njerëzore! Një punonjës i zakonshëm, i cili kryen detyra dhe një jetë të zakonshme, një ditë takon dikë që është fiks si ai, në çdo mimikë, veprim, gjendje shpirtërore. Jeta e tij merr tatëpjetën kur kupton se “sozia” po e dëmton në shumë mënyra.

“Dëborat e Kilimanxharos” nga Ernest Hemingway

I paarritshëm në stilin e rrëfimit të novelave, Hemingway na ka sjellë një kryevepër, e cila rrëfen jetën, kujtimet dhe vdekjen e një burri me synime të pazakonta.

“Ujku i stepës” nga Herman Hesse

Një burrë dhe një ujk, në të njëjtin trup. E gjithë natyra njerëzore dhe ajo kafshërore, në të gjitha dimensionet psikologjike.

“Tropiku i kancerit” nga Henry Miller

Ironia, erosi dhe ngjarjet e një burri i cili e jeton jetën si t’i vijë, pa u shqetësuar dhe pa pasur asnjë kacidhe, asnjë shpresë dhe asnjë pritshmëri. Një vepër shumë e bukur, e cila ndërthur ndjesitë e njeriut “Carpe Diem”.

Tundimi i fundit” nga Nikos Kazantzakis

Po sikur Krishti të mos donte të ishte i biri i Zotit? Po sikur të donte të shijonte dashurinë me Maria Magdalenën, ta merrte prostitutën në gji dhe ta dashuronte përjetësisht, t’i shëronte çdo plagë dhe t’i falte asaj dashurinë e munguar? Po sikur Maria të donte një jetë normale, pa sorrollatjet e të birit në shkretëtirë, me një burrë të shëndetshëm dhe me shumë nipër dhe mbesa?