24 orë në Jaffa!

Ka disa vende të cilat i ka patur përzemër dhe është treguar shumë bujare me to dhe një prej tyre është Jaffa, qyteti antik i Izraelit. Ndonëse një qytet i vogël, shumë pranë Tel Aviv, Jafa ka parë sundimin e babilonasve, persëve, turqve, romakëve dhe shumë të tjera. Le të themi se Jaffa është ëndrra e çdo arkeologu dhe një destinacion fantastik për shpirtrat nomadë.

Por çfarë të bësh në Jaffa sot, pas shumë pushtimesh e mijra vitesh histori? Sot mund ta shijosh historinë e Izraelit dhe mund të argëtohesh pafund për 24 orë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ora 9:00
Meqë jemi në Izrael, nuk kemi si ta fillojmë ditën ndryshe, ndaj bëhuni gati për një mëngjes të bollshëm izraelit. Shakshuka është pjata e preferuar e Jaffa dhe kur ta provoni do ta kuptoni pse. Mund ta shijoni te “Doctor Shashuka”, restoranti më i famshëm në Izrael.

Ora 10:00 -11:00
Ecni dhe vetëm ecni! Rrugët drejt portit do t’ju rrëfejnë historinë dhe do të shikoni aq shumë elemente nga kulturat e ndryshme që kanë zënë vend në Jaffa, sa do të mahniteni pas çdo hapi. Turi “Sandeman one” ju dërgon bashkëngjitet dhe ju përgjigjet për çdo gjë që dëshironi të dini.

Ora 12:00
Siç e theksuam, Jaffa është shumë pranë Tel Aviv, por nëse dëshironi të keni një pamje të mahnitshme të qytetit duhet të ndryshoni prespektivën. Rrugët e Jaffa janë të mbushura me fast food, ndaj bëni një “mëkat” të vogël me ushqimin, por një zgjedhje hyjnore me ngjitjen në pikën më të lartë, The Clock Tower, shijoni Tel Aviv në miniaturë dhe kaq shumë bukuri të Jaffa.

Ora 14:00
Rikarikohuni me një prej specialiteteve të Abu Hassan dhe kulinarisë izraelite, hummus! Është një mrekulli!

Ora 15:00
Të gjithë e dimë rëndësinë e një suvenieri, ndaj sapo të rifitoni energjitë, vraponi për në Shuk Hapishpishim, marketi gjigand që përmban çdo suvenier që qarkullon në Izrael. Nuk ka rëndësi sa “tekanjoz” jeni, Shuk Hapishpishim e ka një dhuratë për ty.

Ora 16:00
Qëllimi i sugjerimit të Café Puaa është të shlyeni “mëkatin” e një hot dog-u (megjithëse ju ka pëlqyer). Shijoni një drekë të bollshme dhe të shijshme në një vend kaq klas dhe magjik si Café Puaa. Mos u shqetësoni për orarin, pasi më mirë vonë se kurrë.

Ora 17:00
I rezervohet artit! Impresionohuni me artin në rrugët e Jaffa. Tematikat e pikturave janë të ndryshme, teknikat gjithashtu. Do të shikoni graffiti me tema sociale dhe afreske me tema historike.

Ora 18:00
Ora e artit nuk ka mbaruar, ndaj aktivizoni të gjitha shqisat për të shijuar tingujt e muzis bohemiane, jazz, rock, hip hop etj në “The Container”, një vend dikur i braktisur, i cili sot gjallërohet nga prania e banorëve dhe turistëve.

Ora 19:00
Në çdo stinë, adhurimi i perëndimit në bregun e detit është kënaqësia më e madhe, ndaj vishni një pulovër të ngrohtë dhe mos e humbni zëvendësimin e diellit me hënën. Në Jaffa duket më i bukur!

Ora 20:00 – 21:00
Nuk mund të shkosh në Jaffa dhe mos të shijosh një gotë verë franceze në “Galerie Parisienne Premium Vintage”. Më e mira e etiketave franceze gjenden në një vend, ndaj mos hezitoni.

Ora 23:00
Jaffa ka gjithçka, edhe një jetë nate kaq të gjallë! “Shafa Bar”, “Cuckoo’s Nest”, “Paspartu”, “Par Dirriere Bistro” dhe shumë alternativa të ngjashme ju ofrojnë pije fantastike dhe super argëtim deri në orët e para të mëngjesit.

Ku të pushosh?
Përpos vendeve që mund të vizitoni në Jaffa, Elegance ju servir edhe një guidë të hoteleve komode ku mund të pushoni.

  • The Disco Hotel
  • Renoma Hotel
  • Nordoy Hotel
  • The Norman
  • InterContinental David
  • Dan Tel Aviv
  • Sheraton