24 orë në Kyoto! Qyteti i Tempujve

Largohuni nga monotonia dhe mos humbisni ato që natyra dhe viset e largëta ju ofrojnë! Një univers tejet ekzotik, i mbushur me kulinari, tempuj dhe sigurisht, arkitekturë të magjishme ju fton në një udhëtim drejt Kyoto, Japoni. Të gjithë e adhurojmë Japoninë dhe qytetet e saj janë kryevepra në thjeshtësinë dhe prakticitetin e tyre. Për 24 orë, Elegance ju dërgon në një destinacion të largët, nga ku do të ktheheni të mrekulluar!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ora 6:00-8:00
Mendoni se 24 orë janë shumë, por ne ju sugjerojmë të zgjoheni sa më herët, sepse keni shumë për të parë! Zgjohuni dhe shkëlqeni në një prej maleve më të bukur të Kyoto! Fushimi Inari Shrine është një destinacion shumë i famshëm dhe i dëshiruar prej gjithë turistëve dhe mëngjesi është koha më e mirë për ta vizitua tokën e cila i është dedikuar Perëndisë së Orizit. 2 orë ju duhen për të eksploruar natyrën, e cila do t’ju lodhë fizikisht, por do t’ju shplodhë shpirtërisht.

Ora 8:00-10:00
Sanjusangendo është destinacioni i radhës, i cili mund të arrihet për disa minuta nga linja e trenit Fushimi Inari – Shchijo. Disa minuta ecje dhe ja ku mbërritët në tempullin Sanjusangendo. Korridori i drunjtë e ndërtuar para 750 vitesh mban brenda tij rreth 124 statuja, të cilat janë vendosur në tempull pas djegies së madhe më 1249. Shumë histori dhe kulturë në një tempull, i cili fatkeqësisht nuk mund të fotografohet.

Ora 10:00 – 12:00
Një rrugë shumë e shkurtër me autobus ju dërgon në destinacionin e radhës, Rruga “Gion” dhe Kennin-ji, tempujt e mrekullueshëm dhe historia e një prej elementeve më mistikë të historisë japoneze, geishave, ju shpaloset për 2 orët në vijim.
Do të shikoni aq shumë bukuri, të cilat përmbledhin statujën më të vjetër Zen në Kyoto, kopshtin dhe një larmi visesh që nuk duhet t’i humbisni nëse gjendeni në Japoni. Mbresëlënëse është gjithashtu edhe pikura e “Dragonjve Binjakë”, një prej kryeveprave të artit modern japonez.

Ora 12:30 – 14:00
Dreka nuk mund të shijohet askund më shumë se në Nikishi Food Market, një prej restoranteve më unike në Japoni. Provono specialitetet vendase dhe hani gjithçka që ju servirin. Kështu do të përgatiteni edhe për kaloritë që do të humbni në orët në vijim.

Ora 14:00- 16:00
Tempulli i Shinden dhe kopshti i tij është një vend që duhet ta vizitoni patjetër, veçanërisht nëse jeni të apasionuar pas çiklizmit. Tempulli Shinden (“Tempulli 88”) është i përbërë nga shumë tempuj të vegjël, të cilët janë të vendosur në largësi rreth 100 m  nga njëri-tjetri, duke shërbyer kështu si shënjuese të ndalesave. Gjatë këtij udhëtimi sigurisht peizazhi nuk ju zhgënjën!

Ora 16:00 – 18:00
Japonia është vendi i relaksit, ndaj mos hezitoni të zhyteni në një “banjë elektrike” në Funaoka, një prej bizneseve tashmë 1 shekullore në Kyoto. Kaq shumë risi dhe relaks!

Ora 18:00 – 20:00
Gati për të eksploruar sërish? Sepse tani do të vizitojmë artin, në një prej muzeumeve më të rëndësishme, Muzeun Kombëtar të Kyoto! Tradita e skulpturave budiste dhe shumë ekspozita të artit modern zënë një vend të jashtëzakonshëm në muze, ndaj nëse adhuroni artin, Muzeu Kombëtar është vendi ku duhet të jeni.

Ora 20:00 – 22:00
Nata është më e bukur pranë tempujve dhe Kyoto është etiketuar përherë si “qyteti i tempujve”, ndaj nuk mund të kaloni mbrëmje më të këndshme se nën dritat e tempujve, të cilat rrëfejnë historinë e fesë budiste, periudhat nëpër të cilat ka kaluar Japonia, si dhe një prekje të modernizmit.

Ora 22:00 – 24:00
Pas një dite shumë të gjatë e të ngjeshur, meritoni të llastoni veten te “Yakiniku Hiro” me pamje nga lumi Kamo, ku serviren specialitetet e kuzhinës aziatike. Specialitetet janë aq unike sa mund të gjeni edhe ushqime prej ishujve të vegjël japonezë. Është një restorant i vogël, i këndshëm dhe një gjetje e bukur turistike.

Ora 24:00 – 2:00
“L’Escamoteur” ju fton për të provuar koktejlet dhe Whiskey-n më të mirë të Japonisë. Interiori unik dhe bartender-at shumë të talentuar do t’ju ofrojnë pije të mrekullueshme dhe argëtim pafund.

Ora 2:00 – 6:00
Qytetet e mëdha nuk flenë kurrë dhe Kyoto nuk bën asnjë përjashtim. Për të ndjerë edhe më shumë shpirtin e festës, mund të riktheheni në “Yakiniku Hiro”, ose të ktheheni në hotel dhe të pushoni. Gjumë të qetë, ose një natë sa më të çmendur!

Ku mund të pushoni?
– Hotel Okura
– Solaria Nishitestu
– Royal Park Hotel
– Hotel Grand Bach