30 rregulla strikte të familjes mbretërore

Familja mbretërore është pa dyshim një prej tematikave që gjithmonë na ngjall kuriozitet, duke konsideruar jo vetëm mënyrën e jetesës, por edhe rregullat strikte të cilat duhet të ndjekin anëtarët e saj.

Elegance ju sjell 30 prej tyre:

    1. Kur mbretëresha ngrihet në këmbë, të gjithë duhet të kryejnë të njëjtin veprim.
    2. Në momentin kur mbretëresha konsumon kafshatën e fundit, të gjithë duhet të ndalojnë së ngrëni.
    3. Të gjithë burrat e familjes mbretërore duhet ta përshëndesin mbretëreshën sa herë përballen me të.
    4. Pas martesës, të gjithë burrat e familjes mbretërore marrin një emër të ri.
    5. Çiftet mbretërore e kanë të ndaluar mbajtjen e duarve të njëri-tjetrit në publik.
    6. Sipas Aktit të Martesave Mbretërore, i aprovuar në vitin 1772, burrat e familjes mbretërore duhet të kërkojnë lejen e monarkut përpara se të propozojnë për martesë partneren.
    7. Mbretëresha zgjedh cilën kurorë duhet të mbajë princesha në ditën e dasmës.
    8. Anëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të mbajnë një qëndrim politik për publikun.
    9. Familja mbretërore nuk mund të luajë Monopoly.
    10. Sapo princi George të festojë ditëlindjen e 12-të, nuk do të mund të fluturojë në të njëjtin avion me të atin.
    11. Familja mbretërore nuk mund të firmosë autografe apo të shkrepë selfies.
    12. Askush nuk mund t’i prekë anëtarët e familjes mbretërore.
    13. Familja mbretërore nuk mund të mbajë veshje prej gëzofi.
    14. Mbretëresha duhet të mbajë gjithmonë doreza.
    15. Familja mbretërore i nënshtrohet një kodi strikt mbi veshjen në publik.
    16. Gratë e familjes mbretërore duhet të mbajnë kapele, pavarësisht eventit.
    17. Pas orës 18:00, kapelet ia lënë vendin kurorave.
    18. Familja mbretërore nuk i hap dhuratat e Krishtlindjeve më 25 dhjetor.
    19. Në pallatin mbretëror është i ndaluar konsumimi i hudhrës. I njëjti rregull vlen edhe për patatet, orizin dhe pastat, të cilat nuk konsumohen si vakt darke.
    20. Fëmijët mbretërorë duhet të mësojnë shumë gjuhë të huaja.
    21. Nuk mund t’i kthesh shpinën mbretëreshës.
    22. Garderoba e mbretëreshës përbëhet vetëm nga ngjyra vibrante.
    23. Nëse mbretëresha e kalon çantën ose kuletën në anën e saj të djathtë, stafi duhet të kujdeset që të ndërpresë bisedën e saj me këdo që ka përballë.
    24. Familja mbretërore nuk ka asnjë nofkë!
    25. Gratë e familjes mbretërore duhet të mbajnë gjithmonë një çantë, edhe nëse ajo është bosh.
    26. Askush nuk mund të ecë përpara mbretëreshës.
    27. Ka një kod standard edhe për veshjet diplomatike.
    28. Mbretëresha konsumon të njëjtin vakt për mëngjes: çaj dhe cornflakes.
    29. Gratë e familjes mbretërore ulen në një mënyrë shumë specifike, duke gërshetuar kyçet e këmbëve.
    30. Në çdo event, palltot e grave të familjes mbretërore qëndrojnë gjithmonë veshur!