5 ditë me stilin e Alba Shehut, mjekes së përgjithshme në Tiranë

E martë
Fundi i bardhë, me motive artizanale, është kombinuar me një bluzë mëndafshi, pa mëngë, në po të njëjtën ngjyrë. Çanta në ngjyrë jeshile, bën kontrast të fortë, njësoj si edhe sandalet me takë ortopedike  dhe  ngjyrë blu elektrike. Aksesorët janë elementë të tjerë që e plotësojnë më së miri pamjen, duke nisur nga varësja e floririt, vëthët, ora dhe syzet e diellit.

E premte
Në prag të fundjavës, ky stil veshjeje të bën protagoniste absolute në çdo ambient që frekuenton. Si tendencë e këtij sezonit, pantallonat extra large, me një të çarë në pjesën anësore, krijojnë idenë e sensualitetit dhe një gjetje krejt unike. Kanotiera në nuancë gold, aksesorët, kuleta e lëkurës në ngjyrat e tokës janë detaje speciale që i japin gjithë sharmin e nevojshëm Albës për ditën e premte.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code