5 ditë me stilin e Dajana Dako

E hënë
Një outfit elegant, tipik për një fillim jave në punë! E kujdesshme në përzgjedhjen e detajeve dhe kontrasteve të ngjyrave, në këtë veshje chic style, ajo ka preferuar pantallona të zeza dhe një këmishë mëndafshi të bardhë. Me kombinimin bardh e zi ka veshur edhe sandalet e veçanta, me takë të hollë, ndërsa aksesorët bëjnë diferencën. Nga varësja, tek syzet dhe çanta me efekt metalizato.

E martë
Nuanca blu është dominuese në këtë veshje, dhe Dajana duket me mjaft stil në gjetjen që ka bërë për ditën e martë. Bluza me motive lulesh dhe material dantelle, është IN për sezonin e verës. Ndërsa, këpucët duket se janë zgjedhur për një stil praktik. Në nuancë pastel, prej materiali kamosh dhe takë katrore, ato janë ideale për hapa plot stil. Çanta në version pocket, duket nga dizajni se i ngjan një guri kristal, që ajo ka zgjedhur ta mbaj me vete për ditën e martë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Vijat dhe xhinsi janë preferenca e saj për një look casual. Pantallonat xhins nuk dalin kurrë nga moda, dhe ato janë të duhurat edhe për këtë sezon. Ndërsa bluza, që zbulon shpatullat i jep një frymë më sentimentale në tërësi të gjithë veshjes. Këpucët e kuqe, jo vetëm që “thyejnë” dominimin e nuancave të tjera të përmbajtura, por praktikisht bëjnë diferencën.

E enjte
Pencil dress për një pamje elegante dhe chic! Ky fustan, jo vetëm që nxjerr në pah hiret trupore të saj, por vjen edhe si një zgjedhje e veçantë, për një stil më të shpenguar. Pa mëngë, me motive lulesh fustani është gjetje unike. Ndërkohë, kuleta e zezë dhe aksesorët e shumtë e plotësojnë pamjen e saj. Sa i takon sandaleve, ka preferuar një palë në ngjyrë bezhë dhe stil gladiatori.

E premte
Fund i gjatë, me vija bardh e zi, është zgjedhje perfekte për ditët e sezonit veror. E kombinuar me një kanotiere pambuku, dhe ngjyrë vjollcë krijojnë një stil të plotësuar më së miri në detaje dhe ngjyra. Sandalet e veçanta, në ngjyrë rozë, me fjongo në pjesën e pasme, janë vërtet elegante. Sa i takon aksesorëve, ato nuk mungojnë kurrë në stilin dhe përditshmërinë e Dajanës.